Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka biseduar me Uranik Begun, një prej ekspertëve më të mirë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, për projektet e tij të digjitalizimit të shërbimeve publike.
Hamza dhe Begu kanë biseduar për shtyllat e zhvillimit të këtij sektori, që janë kompletimi i infrastrukturës së nevojshme, edukimi dhe shtimi i kuadrove, i cili nxit krijimin e bizneseve të reja në sektorin e ICT-së.
“Një kafe me Uranikun, një prej ekspertëve më të mirë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Unë do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në një platformë digjitale, tërësisht të integruar dhe efikase, do t’i lidhim të gjitha nivelet e kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore.
Ne biseduam edhe për shtyllat e zhvillimit të këtij sektori, që janë kompletimi i infrastrukturës së nevojshme, edukimi dhe shtimi i kuadrove, i cili nxit krijimin e bizneseve të reja në sektorin e ICT-së.
Edhe mësimdhënien, proceset në sistemin e drejtësisë, administratën dhe shërbimet publike synojmë t’i digjitalizojmë.
Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza në Facebook.