Bedri Hamza i premton qytetarëve të Vitisë lidhje me autostradën Prishtinë – Shkup

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral

Hamza ka premtuar ta lidhë qytetin e Vitisë me autostradën Prishtinë – Shkup përmes Gërlicës dhe që do të investojnë në një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë.

“Me ndihmën e juaj, me votën e juaj, më 9 shkurt, ju do ta vulosni fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, me një ekip të jashtëzakonshëm, do ta ndryshojë gjendjen në Kosovë. E di që gjithandej Kosovës ka nevojë për investime, por ju siguroj dhe garantoj që me Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet, Vitia do të lidhet me autostradën. E di këtë nevojë dhe e di këtë kërkesë tuajën. Vitia do të ketë furnizim të vazhdueshëm dhe të mjaftueshëm ujë për gjithë komunën e Vitisë. Dhe, sigurisht do të ketë edhe shumë objekte sportive, të cilat i ka më së të nevojshme dhe të domosdoshme”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika