Bedri Hamza i premton Sigurimet Shëndetësore: Qytetarët s’do të shqetësohen më për kostot e trajtimit shëndetësor

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e avancuar.

“Ne do të investojmë maksimalisht për ndërtimin e një sistemi shëndetësor bashkëkohor. Sigurimet shëndetësore do t’i funksionalizojmë për të gjithë qytetarët. Ndërsa, për pacientët me kancer dhe ata me sëmundje kronike, barnat do t’i sigurojmë falas. Edhe në fuqizimin e spitaleve rajonale do të investojmë dhe do ta krijojmë Sistemin Kombëtar të Emergjencës, i cili do t’i përgjigjet të gjitha urgjencave, kudo që janë ato. Çdo qytetar i Kosovës do të ketë kujdes shëndetësor, pa pasur nevojë të shqetësohet për koston e trajtimit të tij”, ka thënë ai.

Hamza ka thënë se do të investojnë edhe në të ardhmen e të rinjve tanë.

“Ata nuk do ta kërkojnë më të ardhmen nëpër vendet e huaja, por do ta gjejnë këtu. Këtu do të gjejnë punë, krijojnë familje dhe ndërtojnë karrierë, sepse ne do të krijojmë më shumë mundësi për ta. Do ta nisim një program të mbështetjes financiare që ofron subvencione dhe grante deri në 30 % të investimeve për bizneset që punësojnë të rinj”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar se t’i themelojë Bursën e Kosovës, Gjykatën e Punës dhe Fondin për Papunësinë.

“Me Bursën e Kosovës do t’i përmirësojmë mundësitë e financimit të bizneseve që hapin vende të reja të punës. Gjykatën e Punës do ta formojmë për t’i garantuar të drejtat e punëtorëve. Fondin për Papunësinë do ta krijojmë për t’i mbështetur ata që i humbin vendet e punës”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se shumë e rëndësishme për ta theksuar është edhe themelimi i Fondit Shtetëror të Bursave.

“Nga 25 milionë euro, çdo vit do u ndahen studentëve si bursa për t’i mbështetur në zhvillimin profesional”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika