Bedri Hamza nis dëshminë në rastin e “53-milionëshit”

Kryetari Hamza pritej të dëshmonte në seancën e 15 majit 2023. Dëgjimi i tij në cilësinë e dëshmitarit, i cili po mbahet të mërkurën e 12 prillit, tashmë ka nisur

Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes së Haradinaj e njëherit, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka nisur dëgjimin e tij në cilësinë e dëshmitarit në rastin e “53 milionë eurove”.

Siç njofton Betimi për Drejtësi, Hamza pritej të dëshmonte në seancën e 15 majit 2023, por kjo seancë kishte dështuar për shkak se anëtari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismaili ishte në trajtim mjekësor.

Në këtë çështje, ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndryshe, edhe në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika