Bedri Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë

Bedri Hamza, kryetar i Komunës së Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza të premten i ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Hamza ka bërë të ditur se e ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.

Sipas kryetarit të Mitrovicës, të “gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë”.

“Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre. Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan”, ka shkruar në Facebook Hamza.

Ish-krerët e UÇK-së, po akuzohen nga Gjykata e Hagës se kanë kryer krime lufte në luftën e fundit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika