Gjykata Themelore e ka dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim deputetin e AAK-së, Pal Lekajn, për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”
E me këtë vendim të gjykatës është befasuar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është shprehur i bindur në pafajësinë e Lekajt.
“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj. Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.