Begaj: Është koha që votat të numërohen drejt dhe pa vonesë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje për numërimin e votave pa vonesë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e numërimit të votave, ta kryejnë detyrën me përgjegjësi.

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka bërë thirrje për numërimin e votave pa vonesë.

“Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë. Votuesit shqiptarë folën! Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë”, shkroi Begaj.

Presidenti Begaj i ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje, derisa tha se ky proces ishte detyrim moral ndaj vendit.

Sipas tij, votuesit shqiptarë kanë folur me veprën e tyre, e tash është koha për numërim pa vonesë.

“Falënderoj të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit”, shtoi Begaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika