Begaj: Familja Jashari është gurthemeli i lirisë së Kosovës

Në 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se kjo familje është gurthemeli i lirisë së Kosovës

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

Përmes një postimi, presidenti Begaj ka nderuar komandantin legjendar, Adem Jashari dhe dëshmnorët e lirisë.

“Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm”, ka shkruar Begaj.

Sipas Begajt, që Kosova të fillonte një epokë të re, do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij.

“Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj”, ka shtuar presidenti shqiptar.

“Lavdi veprës heroike te Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!”, ka theksuar Begaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika