Begaj i uron mirëseardhje presidentit Clinton në Shqipëri: Shqiptarët i’u janë përjetë mirënjohës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhje presidentit të 42-të të ShBA-ve, Bill Clinton në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhje presidentit të 42-të të ShBA-ve, Bill Clinton në Shqipëri.

“Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën”, ka shkruar Begaj.

Begaj ka thënë se vendimmarrja dhe lidershipi i presidentit të 42-të të ShBA-ve në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës “ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë”.

Pak më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka mbërritur presidenti i 42-të i ShBA-ve, Bill Clinton, në Shqipëri.

Rama, gjithashtu, bëri të ditur se të gjithë janë të mirëpritur tek Kryeministria nga ora 18:30 gjatë ditës së hënë, për ceremoninë e mikpritjes.

Kjo është vizita e parë e presidentit të 42-të amerikan në Shqipëri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika