Begaj: Marrëveshja e Ohrit tregon se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë më e mirë

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, vëmendje i kushtoi rëndësisë së vendosjes së dialogut të përhershëm dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se arritja e marrëveshjes midis dy vendeve ishte një moment kyç dhe po ashtu ngjarja në Ohër e anekseve ishte një arritje që tregon se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë shumë më e mirë

Presidenti i Shqipërise, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në takim anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me të cilët mbajti një leksion mbi objektivat strategjike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Me këtë rast, Begaj vlerësoi Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes si një nga kurset më të mira në piramidën e arsimit ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Situata gjeopolitike globale është komplekse dhe mendoj që kjo situatë komplekse do të përcaktojë se si do të jetë e ardhmja në dekadat e mëpasshme. Ambienti ndërkombëtar i sigurisë dominohet nga sfidat strategjike që janë të ndërthura me njëra-tjetrën, të cilat kanë sjellë implikime jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare, por edhe për atë ndërkombëtare”, tha ai, shkruan KP.

Begaj, vëmendje i kushtoi rëndësisë së vendosjes së dialogut të përhershëm dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se arritja e marrëveshjes midis dy vendeve ishte një moment kyç dhe po ashtu ngjarja në Ohër e anekseve ishte një arritje që tregon se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë shumë më e mirë.

“Rajoni i gjithi ka bërë progres në rrugëtimin euro-atlantik por ka shumë hapësira dhe situata, ka potenciale paqëndrueshmërie. Për ne, për Shqipërinë është shumë e rëndësishme vendosja e një dialogu të përhershëm dhe normalizimi i marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dialog, i cili i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qendërzohet në atë që ne e quajmë njohjen formale reciproke. Arritja e marrëveshjes midis dy vendeve ishte një moment kyç dhe po ashtu ngjarja në Ohër e anekseve ishte një arritje, e cila tregon që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë shumë më e mirë”, tha Begaj.

Më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e aneksit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika