Begaj mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

I pari i Shqipërisë ka mirëpritur aplikimin zyrtar të Kosovës për anëtarësim në BE, duke theksuar se ky është një akt i rëndësishëm historik

Presidenti i Shqipërise, Bajram Begaj





Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka përshëndetur dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Begaj e konsideroi si një akt të rëndësishëm historik, ndërsa autoriteteve të Kosovës iu uroi shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik”, ka thënë ndër të tjera, Begaj.

“Urime Kosovë e shumë suksese!”, është shprehur Begaj.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë së enjtes së 15 dhjetorit, i dorëzoi Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kosova dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika