Begaj mirëpret përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mirëpritur përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe ka thënë se "fuqizimi i saj, mbështetja dhe nxitja e pjesëmarrjes aktive të saj në politikat e zhvillimit, sjell jo vetëm përfitim të jashtëzakonshëm për shoqërinë, por edhe ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve organike mes nesh"

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se të martën e 20 dhjetorit ka mirëpritur përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës.

“Diaspora, ndërsa është pjesë aktive e shoqërive në vendet pritëse, është gjithashtu pjesë e pandarë e kombit tonë, zhvillohet bashkë me ne dhe nxit përparim në shumë fusha të jetës. Fuqizimi i saj, mbështetja dhe nxitja e pjesëmarrjes aktive të saj në politikat e zhvillimit, sjell jo vetëm përfitim të jashtëzakonshëm për shoqërinë, por edhe ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve organike mes nesh”, ka shkruar presidenti Begaj.

Begaj ka theksuar se garantimi i votës së diasporës është “e vetmja mënyrë për të siguruar pjesëmarrjen e saj aktive në jetën e kombit si dhe për të përfituar perspektivën, përvojën dhe këndvështrimin e saj në hapat e ardhshëm që synojnë përparimin e vendit”.

“Mirëprita sot përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe diskutova me ta për votën e diasporës dhe shtimin e pranisë së tyre në shoqëri, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendi”, ka shtuar Begaj.

Presidenti Begaj ka vlerësuar kontributin e diasporës shqiptare dhe ka nxitur atë të angazhohet vazhdimisht, “në mënyrë domethënëse dhe sa më aktive në hartimin e politikave publike, duke sjellë praktikat më të mira si dhe një perspektivë ndryshe, por shumë të rëndësishme në zhvillimin e kombit”.

“Mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare si dhe mbështetja e aktiviteteve që mbrojnë identitetin kombëtar janë elementë shumë të rëndësishëm dhe si të tillë meritojnë të gjithë mbështetjen dhe vëmendjen tonë, sidomos të institucioneve”.

Mes tjerash presidenti Begaj ka potencuar se përpjekja për të mbajtur gjallë gjuhën amtare, kulturën, traditat dhe vlerat më të mira “i shërben ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe duhet të nxitet e të mbështetet maksimalisht”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika