Begaj në takim me kryeministrin e Greqisë, i kërkon që shteti i tij ta njohë Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka kërkuar që shteti i tij ta njohë Kosovën, duke theksuar se "Njohja e pavarësisë së Kosovës do t’i shërbente forcimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor"

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis





Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka kërkuar që shteti i tij ta njohë Kosovën, duke theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës do t’i shërbente forcimit të sigurisë dhe paqes në rajon.

“Kosova është një realitet politik dhe njohja e pavarësisë së saj do t’i shërbente forcimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Begaj.

Po ashtu, ai i ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Greqia dhe populli grek i kanë dhënë shqiptarëve në momentet e vështira pas ndryshimeve demokratike, por edhe në kuadër të përballimit të fatkeqësive të ndryshme natyrore.

Duke iu referuar fqinjësisë së mirë dhe vlerave e sfidave të përbashkëta, Begaj ka thënë se prania e minoritetit grek në Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Greqi është vlerë e shtuar për këto marrëdhënie.

“Ato përbëjnë një urë të fortë, të vërtetë e të sinqertë miqësie e bashkëpunimi, për të cilën, ne jemi të gatshëm ta forcojmë e promovojmë më tej”, ka theksuar Begaj.

Presidenti Begaj dhe kryeministri Mitsotakis e vunë theksin edhe te bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve dhe mundësitë e investimeve të kapitalit grek në fusha të ndryshme të ekonomisë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika