Begaj në takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së: Vlerësova kontributin e OSBE-së në Kosovë dhe rajon

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid. Në këtë takim presidenti Begaj ka theksuar vullnetin e Shqipërisë si vend anëtar i organizatës, për të kontribuar në drejtim të ruajtjes së paqes dhe rendit botëror

PresidentiiShqipërisë, Bajram Begaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid.

“Vlerësova rolin e Organizatës në këto momente kyçe që kontinenti evropian dhe rendi botëror po kalojnë, si dhe nënvizova vullnetin e Shqipërisë si vend anëtar i organizatës, për të kontribuar në drejtim të ruajtjes së paqes dhe rendit botëror”, ka shkruar Begaj.

Presidenti Begaj në takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së

Presidenti shqiptar ka shtuar se ka vlerësuar ekspertizën e OSBE/ODIHR dhe ka theksuar “se do të bëj gjithçka që më lejon Kushtetuta dhe ligji, që jo thjesht të kemi zgjedhje më të mira se paraardhëset, por zgjedhjet të përmbushin standardet ndërkombëtare, të jenë të lira e të ndershme”.

“Vlerësova gjithashtu rolin dhe kontributin e OSBE-së në Kosovë dhe rajon. Në këtë linjë, përshëndeta dakordësimin publik që u arrit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë dhe rikonfirmova qëndrimin e Shqipërisë se dialogu dhe marrëveshja janë rruga e vetme për një rajon në paqe dhe stabilitet”, ka potencuar se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pamje nga takimi

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika