Begaj: Nënë Tereza është simbol i mohimit të privilegjit vetjak

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shkruar se Shën Nënë Tereza është dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor

Shën Nënë Tereza

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së Shën Nënë Terezës ka reaguar me anë të një postimi.

“Shënjt Tereza e Kalukutës, dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor”, shkruan Begaj në Facebook.

Tutje, presidenti i Shqipërisë ka thënë se bija shqiptare është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit e të harruarit.

“Në një botë, që rend drejt materiales, shembulli i saj na fton të shohim brenda vetes, brenda familjeve dhe shoqërive tona për të kultivuar dashurinë për tjetrin dhe vlerat më të mira shpirtërore të popullit tonë, të cilat Nënë Tereza i ka lartësuar si askush tjetër në botë”, vijon postimi.

Presidenti i Shqipërisë ka përfunduar duke thënë se e sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh, për më shumë solidaritet për të afërmin, dashuri për njëri-tjetrin dhe shërbim për vendin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika