Begaj pas takimit me homologun austriak: Jam besimplotë se bashkëpunimi mes vendeve ka potencial të madh që do të zhvillohet në vijim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pas takimit me homologune tij austriak, Van der Bellen, ka thënë se është besimplotë se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis Shqipërisë dhe Austrisë “ka potencial të madh që do të zhvillohet në vijim në interes të të dy vendeve”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pas takimit me homologune tij austriak, Van der Bellen ka thënë se ka kënaqësinë që të vlerësojë lidhjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Austrisë.

“Investimet e para të rëndësishme austriake në Shqipëri u realizuan me sukses në një kohë kur pakkush investonte tek vendi ynë, si edhe në sektorë që në atë kohë praktikisht nuk ekzistonin”, ka shkruar Begaj.

Ai ka thënë se është besimplotë se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis Shqipërisë dhe Austrisë “ka potencial të madh që do të zhvillohet në vijim në interes të të dy vendeve”.

Begaj ka vlerësuar përfshirjen e kompanive, sipërmarrjeve austriake me investime serioze dhe shumë domethënëse në të gjithë sektorët e rëndësishëm strategjikë, si në fushën energjetike ashtu edhe në atë infrastrukturore.

“Konstatoj me shumë kënaqësi se vitet e fundit ka rritje në flukset hyrëse të investimeve të drejtpërdrejta të kapitalit austriak në Shqipëri. Na gëzon fakti se kompanitë austriake kanë gjetur tek kompanitë shqiptare partnerë të besueshëm për zhvillimin e projekteve të tyre në vendin tonë”, ka theksuar presidenti shqiptar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika