Begaj për marrëveshjen në Ohër: Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen dhe të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur falënderues ndaj BE-së dhe ShBA-së për ndërmjetësimin dhe mbështetjen gjatë takimit në Ohër të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës”, ka shkruar Begaj.

Presidenti Begaj ka thënë tutje se ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, ka shtuar presidenti Begaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika