Begaj për rrëmbimin e policëve: Akt i rëndë dhe provokativ, të ndërhyjnë ndërkombëtarët

Kidnapimin e tre efektivëve brenda territorit të Kosovës, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka cilësuar si akt të rëndë dhe provokativ

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe, të mërkurën e 14 qershorit.

Kidnapimin e tre efektivëve brenda territorit të Kosovë, Begaj e ka cilësuar si akt të rëndë dhe provokativ.

“Strategjitë ‘eskalim për të deeskaluar’ duhet të marrin fund. Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit”, shkroi Begaj në Facebook.

Begaj e ka dënuar aktin duke u bërë thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë.

“Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, shtoi më tej ai.

“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës”.

Sipas tij, koordinimi me SHBA-në dhe BE-në për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika