Begaj për zgjedhjet në Shqipëri: Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel në Shqipëri, ka thënë se është një ditë e rëndësishme në demokraci

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel në Shqipëri, ka thënë se është një ditë e rëndësishme në demokraci.

“Unë sot ushtrova detyrën time, detyrën si qytetar. Natyrisht që çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet”, ka thënë Begaj.

“Fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim”, ka thënë tutje presidenti shqiptar.

Begaj është shprehur se këto votime janë të qytetarëve dhe duhet t’u shërbejnë atyre.

Në këtë të diel (14 maj) mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika