Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në oborrin e Kuvendit të Kosovës me ceremoni shtetërore. Ata më pas vazhduan për në zyrën e Presidencës.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, teksa takimi mes dy presidentëve po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, pasdite, Begaj do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Presidenti Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me rastin e vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Kosovë do të kujdesen që të ofrojnë siguri, të mbajnë rendin dhe qetësinë publike.
Begaj për vizitë zyrtare në Kosovë, policia kujdeset për rendin dhe sigurinë