Begaj: Samiti i Berlinit në Tiranë, ngjarje historike për rrugëtimin evropian të rajonit

Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, udhëheqësit rajonalë pritet të diskutojnë investimet e reja dhe zhvillimet e fundit në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë dhe rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Mbajtja në Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, ka deklaruar ai në një postim në Facebook.

Tashmë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Në këtë samit, pritet të diskutohen temat e ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e rajonit dhe procesin e integrimit evropian.

Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së.

Përveç zyrtarëve të bllokut evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, në samit marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Pritja e liderëve të BE nis në orën 11:00 dhe më pas hapja zyrtare e samitit do të bëhet me fjalën që do të mbajnë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Një nga takimet kyçe të pritura gjatë këtij samiti është ajo e Kurtit me kancelarin Scholz.

Gjithashtu, në këtë samit pritet të prezantohet një pako e re e investimeve nga Bashkimi Evropian, e cila është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Një temë tjetër që pritet të diskutohet është situata e fundit në veri të Kosovës, duke përfshirë sulmin që ndodhi më 24 shtator.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika