Begaj shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

I pari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat që humbën jetën në tërmetin e fuqishëm që ka goditur të hënën Turqinë dhe Sirinë.

“I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”, ka shkruar Begaj.

Pasojat e tërmetit që e goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën janë të mëdha. Numri i viktimave ka shkuar në më shumë se 500 në të dyja vendet.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit, Fuat Oktay.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i viktimave vazhdimisht është duke u rritur.

Tërmeti në Turqi dhe Siri, gjithçka që dihet deri më tani

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika