Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Në konferencën për medie, pas takimit me presidenten Osmani, Begaj tha se pret që nesër për Kosovën të ketë një votim pozitiv në Këshillin e Evropës.

“Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime. Jam shpresëplotë që nesër do të ketë votim pozitiv për Kosovën, dëshiroj shumë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe duhet të respektojmë njëri-tjetrin të pranojmë këshillat e njëri-tjetrit”, shtoi Begaj.

“Është kënaqësi të marr pjesë në forumin ndërkombëtar që duhet të mësojmë nga historia, sepse përveç jetëve të humbura që duhet t’i nderojmë, duhet edhe gratë e dhunuara. Nuk duhet të jetojmë me të shkuarën dhe të mendojmë për të ardhmen. Janë marrëdhënie siç duhet të jenë, të mira dhe vëllazërore, e kemi detyrë t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër”, ka thënë Begaj.

Osmani: Kosova është e bekuar që në çdo hap ka pasur përkrahjen e Republikës së Shqipërisë

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika