Begaj: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i patjetërsueshëm

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka thënë se “Shqipëria është gjithmonë promovuese dhe përforcuese e zërit të Kosovës, kudo në arenën ndërkombëtare”

Presidenti i Shqipërise, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i patjetërsueshëm është një gjë e sigurt.

Begaj tha se siguria e Kosovës është shumë e rëndësishme edhe për vetë Evropës, dhe çdo tension I situatës në veri të Kosovës mund të cënojë sigurinë e Ballkanit perëndimor dhe të vetë Evropës.

“Siguria e Kosovës është shumë e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, të Ballkanit perëndimor dhe të vetë Europës. Çdo tensionim i situatës në veri të Kosovës mund të cënojë sigurinë e Ballkanit perëndimor dhe të vetë Europës”, ka thënë Begaj për “Zërin e Ameriëks”.

Begaj ritheksoi përkrahjen ndaj Kosovës, duke thënë se Shqipëria është gjithmonë promovuese dhe përforcuese e zërit të Kosovës, kudo në arenën ndërkombëtare”.

Gjithashtu ai tha se Shqipëria e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mbështesim fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjelltë dhe me respektim të minoriteteve sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës. Një gjë është e sigurt. Sovraniteti dhe integriteti territorial është i patjetërsueshëm”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika