Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, këtë të shtunë është takuar me asistent sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, David Cattler.
“Vlerësova kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë, në takim me Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, z. David Cattler”, ka shkruar Begaj.
Presidenti Begaj ka thënë se bashkëpunimi mes këtyre strukturave “është thelbësor” për të parandaluar influencat e vendeve me qëllime jomiqësore.
“Bashkëpunimi ndërmjet strukturave tona të inteligjencës me ato të NATO-s, është thelbësor për të parandaluar influencat e vendeve me qëllime jo miqësore”, ka shtuar Begaj.