Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”, të dielën e 12 marsit.
Begaj njofton se në këtë takim bisedimet janë fokusuar te çështjet e energjisë dhe rajonit.
“Bisedimet tona u fokusuan te çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe te mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, ka shkruar presidenti Begaj.
Presidenti Begaj ka shprehur besimin se fryma e bashëpunimit mes Shqipërisë dhe Azerbejxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.
“Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve”, ka shkruar tutje presidenti shqiptar, Bajram Begaj.