Begaj takon homologët e rajonit: Mos të lejohen provokime që destabilizojnë Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në takim me homolgët e rajonit ka theksuar nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe rajonin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, si dhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Pjesë e bisedimeve në këtë takim ishin dhe zhvillimet e fundit në Kosovë ku presidenti Begaj ka theksuar nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe rajonin.

Gjatë takimeve, Begaj me presidentët ndau vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh. /KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika