Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telefonatë nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pas sulmeve terroriste në Ibër Lepenc.
Begaj ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë.
“Në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani e ka njoftuar Presidentin Begaj në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e vendit, cenimin e sigurisë kombëtare nëpërmjet sulmeve në infrastrukturës kritike si dhe për masat e institucioneve të Kosovës për ta menaxhuar këtë situatë”, thuhet më tej.
Begaj në Facebook ka shkruar se dënon ashpër “aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës”.