Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën e 1 gushtit nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmanin.
Në këtë telefonatë Begaj ka thënë se e vlerëson maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakorduara më herët.
“Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm”, përfundon postimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Mbështetje për marrëveshjen e reciprocitetit ka shprehur dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama ka shtuar se e mbështet Kosovën dhe kërkesën e saj për zbatimin e marrëveshjes dhe i përgëzon autoritetet e Kosovës për sensin e vetëpërmbajtjes dhe dëgjimin e aleatëve që sugjeruan shtyrjen për 30 ditë.