Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me rastin e Krishtlindjes ka shprehur urimet e tij për të gjithë besimtarët të krishterë në Shqipëri dhe në botë.
Begaj ka thënë se tani bota është e trazuar nga luftrat e varfëria dhe sipas tij, Shqipëria mbetet e paprekur nga pasojat e tyre.
Presidenti shqiptar ka shtuar se dita e Krishtlindjes “na rikthen te njëri-tjetri dhe te dëshira për të qenë të bashkuar”.
“Thjeshtësia dhe përulësia janë vlera njerëzore dhe virtyte të çmuara që i shërbejnë paqes dhe harmonisë në familje e komunitet dhe nxisin prosperitetin mes popujve. Dashuria për njëri-tjetrin duhet të mbizotërojë, sepse vetëm ajo e bën botën një vend më të mirë për të gjithë!”, ka theksuar Bjaram Begaj.
Sipas Begajt, shqiptarët kanë “një pasuri të vyer” duke përfshirë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare.
“Ndaj urojmë e kremtojnë festat duke qenë pranë njëri-tjetrit me zemër e me shpirt, duke bashkuar forcat për një të ardhme më të mirë për këtë vend, për fëmijët tanë, për të gjithë ne”, ka potencuar presidenti Begaj.