Begaj uron festën e Vitit të Ri: Situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në veri të Kosovës duhet të marrë fund

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në adresimin e tij të fundvitit ka uruar gjithë shqiptarët për festën e Vitit të Ri. Ndërsa, ka folur gjithashtu edhe për situatën në Kosovë dhe ka thënë se rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve është dialogu dhe respektimi i integritetit

Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ua ka uruar festën e Vitit të Ri të gjithë shqiptarëve anë e mbanë.

adresimin e tij për këtë fundvit, ai ka theksuar se situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në veri të Kosovës duhet të marrë fund.

Megjithatë, sipas tij rruga e vetme për zgjidhje të problemeve në Kosovë është dialogu dhe respektimi i integritetit.

“Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve”, ka thënë Begaj në adresimin e fundvitit.

Ai ndër të tjera, ka shtuar se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjën e saj për Kosovën në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

“Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Begaj.

Begaj, njashtu ka falënderuar gjithë shqiptarët që punojnë në Shqipëri, ka falënderuar gazetarët dhe gjithë profesionistët tjerë për punën e tyre. Teksa, ka thënë se drejtësia nuk është dhe nuk duhet të shihet si një privilegj por si një domosdoshmëri.

“Viti që po vjen do të jetë një vit zgjedhor, ndaj të gjithë aktorët dhe institucionet, duhet të garantojnë një proces zgjedhor të qetë e brenda të gjitha standardeve më të larta demokratike. Konfliktualiteti, gjuha e urrejtjes dhe e mërive partiake, fragmentarizimi i energjive politike, opozicioni i fjalëve dhe jo i zgjidhjeve, duhet t’i mbeten së shkuarës. Është koha të kuptojmë se lufta jonë nuk është me njëri-tjetrin, por me varfërinë, me korrupsionin, me krimin dhe pasigurinë për një të ardhme më të mirë, të ndërtuar në trojet tona, për t’i thënë ndal braktisjes së atdheut. Të gjitha partitë politike duhet të rigjejnë frymën e dialogut dhe bashkëpunimit, duke e parë njëri tjetrin si përfaqësues të bindjeve të ndryshme por me një qëllim të përbashkët: përparimi i Shqipërisë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika