Begaj vlerëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që solli rezultate

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar duke thënë se arritja e marrëveshjes mes dy vendeve lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Serbisb dhe Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Begaj ka shkruar se përshëndet marrëveshjen, e cila sipas tij lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve.

“Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirenjohje për mbështetjen e BE & SHBA”, ka shkruar Begaj.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika