Begolli: Ermal Krasniqi është i pazëvendësueshëm të Ballkani

Sipas Begollit, skuadra e Ballkanit pavarësisht prurjeve të reja, ato nuk plotësojnë hapësirën që ka mbushur ish lojtari i kësaj skuadre Ermal Krasniq

Trajner i Feronikelit 74, Granit Begolli, ka folur për Klubin e Ballkanit, ku ka thënë se në sezonin e parë, ekipi i Ballkanit i ka dominuar të gjitha ndeshjet dhe ekipet, por tani sipas Begollit, ai është në krizë të lojës.

“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë që Ballkani të ketë një ecuri prej 6 ndeshjeve pa fitore qysh ka ndodhur në këtë fillim gjysmë-sezone”, ka thënë Begolli në emisionin Dueli Sportive në RTV Dukagjini.

Më tej, trajneri nga Feronikeli ka treguar arsyet pse Klubi i Ballkanit ndodhet në këtë situatë.

“Ka shumë faktor që ndikojnë te kjo skuadër. E kam dëgjuar një deklaratë të trajnerit Daja që ka thënë se ‘ne jemi në gjiron e 40-të në qoftë se skuadrat tjera janë në gjiron e 24-të, për shkak se kanë luajtur shumë ndeshje në Evropë, pa pushim. Skuadra është pak e lodhur, shtoja kësaj faktin se është larguar njeri nga lojtarët më të mirë që e ka pasur kjo skuadër. Ermal Krasniqi është i pazëvendësueshëm te Ballkani”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se zëvendësuesit që kanë ardhur në Ballkan nuk janë as për së afërmi sa Ermal Krasniqi.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika