Policia e Kosovës të hënën e 18 korrikut ka parandaluar një rast të kontrabandës me migrantë në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, e cila ishte duke shkuar në rrugën nacionale (Prishtinë-Mitrovicë), kanë hasur në tetë persona shtetas të huaj nga Siria. Migrantët nga Siria ishin pa dokumente identifikuese.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa, tetë shtetasit e huaj sirianë i janë dorëzuar Departamentit për Migrantë dhe të Huaj, për procedura të mëtejshme.