Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Të premten Kryeprokurori i deritanishëm Aleksandër Lumezi ia ka dorëzuar detyrën U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Lumezi, tashmë ish Kryeprokuror i Shtetit ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015

Kryeprokurori i deritanishëm i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ia ka dorëzuar detyrën U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, kanë marrë pjesë, Kryesuesi, zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe U.D. Drejtori i Sekretariatit të KPK-së.

“Kryeprokurori i deritanishëm Lumezi, i ka uruar suksese dhe mbarësi U.D. Kryeprokurorit Kelmendi, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së institucionit të Prokurorit të Shtetit. Ndërsa, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar Kryeprokurorin e deritanishëm, Aleksandër Lumezi, për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë ushtrimit të mandatit kushtetues si Kryeprokuror i Shtetit i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ky pranim-dorëzim vjen pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatë (7) vjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015.

Më 6 prill të këtij viti, KPK kishte votuar Blerim Isufaj për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Ai ishte vlerësuar me 98 pikë, duke u bërë kandidati më i votuar për këtë pozitë.

Isufaj, nga KPK-ja, është propozuar për dekretim te presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në lidhje me zgjedhjen e Isufajt, kishte reaguar Bashkimi Evropian si dhe organizatat joqeveritare vendore, të cilat kishin shprehur dyshimet e tyre për mënyrën e përzgjedhjes së tij.

Presidentja Vjosa Osmani, së fundi kishte organizuar një takim me OJQ-të, për të diskutuar në lidhje me përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika