Bëhet publike një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

Pas dhënies së urdhrit të trupit gjykues që palët të tentojnë të garantojnë publicitet më të madh në procesin gjyqësor të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është bërë publike një pjesë nga dëshmia e dëshmitarit të pestë në këtë gjykim (me kodin 3165).

Me rastin hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi sipas tij, ata kishin pasur një makinë të afërmit e tij.

I njëjti i përshkroi këta burra të veshur me uniforma të zeza me maska të zeza në fytyrë, duke thënë se kishin pasur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Për shkak të mbarimit të orarit të punës, dëshmia e tij u ndërpre për të vazhduar në seancën e nesërme.

Më pas, mbrojtësi i Veselit, Ben Emmeson, kërkoi që trupi gjykues të nxjerrë një urdhër me gojë për pozicionin e Prokurorisë lidhur me listën e fakteve të gjykuara.

‘‘A mund të bëj një kërkesë me gojë për një urdhër. Prokuroria të rishikojë argumentin që ka dorëzuar sa u takon fakteve të gjykuara dhe të bëjë me dije për të cilat fakte të gjykuara kërkon të mbështetet, që të jemi edhe ne në pozitë t’ju përgjigjemi, sepse çka ndodhi me dëshmitarin e fundit na detyron ne që të kërkojmë sqarim, të kuptojmë çfarë pozicioni ka Prokuroria, sa i takon të gjithë listës së fakteve të gjykuara. Nuk mund të vazhdojmë kështu, që Prokuroria ta ndryshojë pozicionin e vetë si i leverdis”, tha ai.

Tutje, avokati Ben Emmeson tha që Prokuroria të rishikon më së paku ato fakte të gjykuara që lidhen me dy personat në fjalë, dy viktimat të cilat kanë dhe emrin dhe t’u thonë cili është qëndrimi i tyre aktual, sepse sipas tij, është e paqartë pozicioni i tyre dhe duhet të merret një vendim nga trup gjykues sepse ai tha se qëndrimi që kanë paraqitur fillimisht është i ndryshëm nga qëndrimi që po paraqesin aktualisht.

Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith tha se do të dalin me një vendim.

Lidhur me dy prova materiale të propozuara nga mbrojtja e Veselit, është pranuar vetëm njëra nga to dhe atë faqja e parë e provës materiale 226, që është kartela mjekësore dhe një fragment përkatës nga dokumenti gjyqësor i Sabit Gecit dhe të tjerët, i gjyqit të Sabit Gecit dhe të tjerët, kurse prova materiale 227, deklarata e dëshmitarit te UNMIK-ut, Shaban Krasniqi, nuk është pranuar./betimiperdrejtesi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika