Behrami: Atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën Donika Gërvalla

Sipas Artan Behramit, ministrja e jashtme Donika Gërvalla, është në fazën e fundit të shkatërrimit të MPJ-së, dhe të gjithë ata që heshtin brenda dhe jashtë MPJ-së, duhet ta dinë se janë bashkëpjesëmarrës në këtë krim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga ministrja Donika Gërvalla Schwarz, për dy vjet nuk ka arritur që të sjellë “asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë vizitë përmbajtësore, asnjë investim, asnjë…”.

Tutje, ai ka theksuar se Gërvalla ka hequr dorë “nga politika e Jashtme, ajo tani ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të MPJ-së”.

“Atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën Donika Gërvalla për pothuajse dy vjet”, ka thënë Behrami.

Sipas tij, të gjithë “ata që po frikësohen, që po heshtin brenda dhe jashtë MPJ-së, duhet ta dinë se janë bashkëpjesëmarrës në këtë krim”.

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika