Behrami komenton “bisedën” e Kurtit me komedianët rusë: Traumat personale, s’mund t’i shndërroi në trauma kolektive

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka komentuar rastin e fundit që përfshiu kryeministrin Albin Kurti, i cili ra pre e mashtrimit të komedianëve rusë “Vovan & Lexus”.

Kurti “bie pre e mashtrimit” të komedianëve rusë, mendonte se po bisedonte me presidentin e Letonisë

Sipas Behramit, përmbajtja e bisedës që bën Kurti është shokuese dhe e pabesueshme, duke e cilësuar atë si një dështim diplomatik që dëmton imazhin e vendit.

“Nuk është ky ‘prank’ aq tragjik, sesa përmbajtja e bisedës që e ka zhvilluar kryeministri Kurti, duke menduar që po flet me presidentin e Letonisë. Dhe kjo përmbajtje për mua është shokuese dhe e pabesueshme se si një kryeministër e ka komunikim të tillë diplomatik, një komunikim kaq të rëndë për Kosovën, për imazhin e Kosovës”, ka thënë Behrami në FIVE.

Behrami theksoi se ky komunikim nuk promovon vlerat dhe institucionet e Kosovës, por vetëm nxit mllef dhe urrejtje.

Sipas tij, në këtë bisedë, Kosova është portretizuar nga Kurti si një vend ku opozita dhe media e lirë janë të lidhura me interesat ruse

“Nuk i promovon vlerat dhe institucionet e Kosovës. Promovon vetëm mllef dhe urrejtje, duke e portretizuar Kosovën si një parashtet. Ku opozita është e media e lira janë me Rusinë…”, ka thënë Behrami në FIVE të Dukagjinit.

“E shihni në bazë të bisedës sa i ngarkuar është se sa urrejtje bar me vetë, sa trauma bart me vete. Dhe traumat e tij personale, nuk mund të shndërrohen në trauma kolektive, në trauma të shtetit të Kosovës. Është koha e fundit që Kosova të ketë lider normal, që promovojnë vlera të kësaj shoqërie, të promovojnë mediat e lira, që të promovojnë demokracinë dhe pluralizmin sepse opozita e ka për detyrë ta krijoj qeverinë, kështu funksionon pluralizmi e demokracia. Diçka që ky kryeministër nuk është i mësuar”, ka shtuar Behrami.

Në një video të publikuar nga komedianët rusë, Kurti duket duke diskutuar në anglisht me ata, të cilët i janë prezantuar si presidenti letonez.

Gjatë bisedës, Kurti ka shprehur shqetësime rreth “luftës hibride” që ai e konsideron të drejtuar nga Serbia, Rusia dhe disa elementë të brendshëm në Kosovë. Ai ka përmendur dezinformata dhe sulme të tjera kundër tij, duke e kritikuar gjithashtu ish-emisarin amerikan Richard Grenell për ndikimin e tij në “rrëzimin” e qeverisë së tij në të kaluarën.

Për këtë ngjarje, Zyra e Kryeministrit ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pas zgjedhjeve, kur Kurti po pranonte mesazhe urimi dhe për rezultatet zgjedhore, duke shtuar se për shkak të kohës, nuk ishin mundur verifikimet e plota të thirrjeve.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika