“Bëjnë politikë për arrestimin e një njeriu” – Hoxha kritikon deputetët për debatin parlamentar

Analisti, Ylli Hoxha,

Analisti politik, Ylli Hoxha, teksa ka folur për debatin e deputetëve të mërkurën në seancën e Kuvendit të Kosovës, i ka kritikuar ata se janë duke bërë politik për arrestimin e një njeriu.

“Në momentin kur kemi debat parlamentar mbi arrestimin e një njeriu, dhe tash dalin 120 deputetë bëjnë politikë me këtë çështje, bëhet pica, hahet pica”, është shprehur ai në Debat Plus.

Ai ka thënë se është dëmtuar procesi, dhe sipas tij, Prokuroria është e vetëdijshme dhe duhet ta kenë parasysh që kur arrestohet një person i profilit të tillë, të jetë edhe informata shtesë mbi të.

“Që me pas mundësi me kufizu debatin se ku është. A është ky rast apo nuk është ky rast”, ka thënë tutje ai.

Ndërsa, analisti Visar Imeri ka thënë se këso raste ka pasur edhe në të kaluarën dhe do të vazhdojnë të jenë në të ardhmen.

“Kanë bërë edhe në të kaluarën, do të bëjnë edhe në të ardhmen. Kemi bërë politikë në të kaluarën edhe me raste që nuk kanë qenë në Prokurori, pse tash nuk po bën?”, ka thënë Ymeri.

Po ashtu, analisti Imeri Mushkolaj ka thënë se askush nuk mund t’i ndalojë deputetët që të diskutojnë një temë të caktuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, ai ka pyetur analistin Hoxha se pse Prokuroria vetëm për t’i ndalur thashethemet nga deputetët, duhet të japë informacion shtesë nëse është duke e hetuar procesin dhe vlerësojnë se procesi mund të dëmtohet.

“Le ta kryejë Prokuroria punën e vet, deputetët e kanë punën e vet, ne e kemi punën tonë”, është shprehur ai.

Po ashtu, analisti Hoxha ka shtuar se kur të gjithë thonë se sistemi i drejtësisë është sulmuar në formë politike dhe çdo deputet del duke akuzuar secilin prokuror për gjithçka, dhe secilin gjyqtar për gjithçka, atëherë sipas tij, duhet të merret parasysh konteksti që “ju nuk jeni duke vepruar në Suedi, por në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika