Bekë Berisha: Albin Kurti ia hapi dyert e Shtëpisë së Bardhë Serbisë

Vizita e Marko Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë, është bërë alarmi i fundit për ne.

Kjo vizitë e ambasadorit serb në Shtëpinë e Bardhë ka nxitur debat të gjerë për qasjen e Kosovës, ndaj aleatit të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pavarësisht se e kishim lajmëruar orientimin krejtësisht të gabuar dhe qasjen amatoreske të kësaj qeverie, nuk do ta kishim besuar kurrë se ajo do të bënte që të hapeshin dyert e Amerikës për Serbinë dhe ti mbylleshin Kosovës”, ka thënë në rrjetin social, Facebook, Bekë Berisha.

Marko Gjuriq në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Joe Biden

Situata është tepër shqetësuese, sipas këtij të fundit, në postimin e tij në Facebook thuhet se, veprimet e qeverisë Kurti janë amatore, dhe kanë dërguar në izolim Kosovën, si dhe i kanë lënë hapësirë Serbisë që të bëhet pro amerikane. Ndërkaq, Berisha bëri thirrje ndaj shtetit shqiptar, duke thënë që, pavarësisht kontributit të çmueshëm që ka dhënë gjithmonë në krahun e diplomacisë së Kosovës, të shtojë punën e saj diplomatike për t’i dalë në ndihmë shtetit të Kosovës.

“Albin Kurti arriti në më pak se një vit ti kthejë mbrapa të gjitha arritjet e Kosovës në rrafshin diplomatik duke e izoluar Kosovën, jo vetëm nga Amerika, por edhe nga Tirana. Në vitin e parë të kësaj qeverie, diplomacia e Kosovës ka shërbyer më shumë për të sulmuar Tiranën dhe UÇK-në, sesa për të ndërtuar e mirëmbajtur marrëdhënie me miqtë tanë” ka shkruar Berisha.

UÇK-ja

Sipas këtij të fundit, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte serioze, e guximshme dhe determinuese në krijimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), dhe me shtetet tjera perëndimore. Kjo ishte meritë e spektrit politik të kohës që u bashkua, pavarësisht ndarjeve, dhe zhvilloi një diplomaci të qartë pro amerikane e evropiane duke e çuar Kosovën drejt pavarësisë së saj. Kjo aleancë nuk ishte cenuar asnjëherë deri me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika