Bekim Golaj, ish-ushtari i UÇK-së që luan futboll me protezë

Jeta e sprovoi qysh i ri, por dorëzimin nuk e njeh si opsion.

Bekim Golaj, ish-ushtari i UÇK-së

Një pjesë të këmbës e humbi në luftën për liri.

Por, jo edhe shpresën.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Golaj vazhdon të luaj futboll përkundër vështirësive.

Pasioni dhe dashuria që e ka për lojën e bukur e bëjnë të harroi gjitha problemet tjera.

“Në 97-tën jam kyqur në UÇK, e kam pas aksidentin në Pashtrik jam plagosur. Ma kanë amputu këmbën në Krumë. Prej aty kam qenë në Itali, pastaj kam ardhur në Kosovë jam shëru në 2001. Jam me protezë, luaj futboll, e kam hobi”, tha ai fillimisht.

Golaj rrëfeu edhe për periudhën pas amputimit të këmbës dhe përshtatjen me realitetin e ri.

“Çdo aksident është i vështirë, varet prej personit dhe prej njeriut sa është i përgatitur ta pranojë. Sa më herët ta pranojë një gjë, një aksident kalon më lehtë. Për mua nuk mundem me thënë që nuk ka qenë e vështirë, sepse thonjët me i pre pak më tepër të thëmbin, lëre më me e amputu këmbën. Mirëpo unë e kam pa që kjo punë është kry, ka përfundu. Ka njerëz si puna ime që e kanë dhënë krejtë jetën – më shumë se unë. Unë e kam dhënë një pjesë të këmbës për vend timin edhe nuk është që më pengon asgjë. Tjerët kanë dhënë më shumë se unë, të gjithë kemi dhënë nga pak”, shtoi Golaj.

Ai tha se zakonisht luan futboll dy/tre herë në javë, por ndonjëherë duhet të pauzoj, sepse çmimet e protezave dhe çorapave të silikonit janë të larta.

“Zakonisht luaja futboll dy/tre herë në javë, për momentin nuk po mundem të luaj sepse e kam vra pak protezën, protezat janë të kushtueshme dhe duhet me e rujtë. Vetëm çorapa e silikonit kushton 500/600 euro, pra edhe proteza është përafërsisht deri në 6/7 mijë euro. Duhet me pas pak kujdes, sepse i kemi të limitum edhe buxhetin nga shoqata. Qeveria e Kosovës e ndan një fond për invalidët e luftës, për protezat e të gjithëve për këtë duhet të bëj pak kujdes, sepse për qejf luaj 4/5 herë në javë”.

Për shkak se është person me pozitivitet të lartë ai tregoi edhe situata interesante që i kishin ndodhur duke luajtur futboll.

“Zakonisht shumë të njerëz/të rinjë nuk e dijnë edhe kur kam qenë me një turnir në Junik nuk e kanë ditur që jam me protezë dhe kur e shënova gol e hoqa këmbën dhe e gjuajta në mesfushë dhe të gjithë filluan të duartrokasin”.

Bekimi nuk e njeh fare dorëzimin, teksa ka edhe një mesazh për të gjithë njerëzit që i ka sprovuar jeta në forma të ndryshme.

“Mesazhi im është që nuk ka asgjë më të lehtë se të thuash nuk di dhe nuk mundem. Duhet me ditë edhe me mujtë sepse çdokush mundet me ja dalë. Është një gjë që unë kur futem me lujtë futboll harroj krejtë që nuk e kam këmbën. Për shembull çdo gjë që e don mundesh me e mbërri. Nuk është arsyetim ndonjë lëndim që ka ndokush edhe me thënë tash mbaroj. Me u dorëzu është shumë e lehtë, por dorëzimin nuk e njoh. Unë nuk kam qejf me u dorëzu. Dhe as nuk dorëzohem kurrë”.

Me një optimizëm të madh dhe buzëqeshje në fytyrë ai vazhdon të kalojë kohë pranë topit të futbollit, me të cilin është i lidhur ngushtë qysh nga fëmijëria.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika