Bekim Jashari: Besarta s’do të kandidojë për deputete, familja qëndron jashtë politikës

Bekim Jashari, djali i heroit të Kosovës, Hamëz Jasharit, ka reaguar lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës së tij, Besarta Jashari, në listën zgjedhore të LVV-së, për zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka theksuar se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të ndonjë partie politike.

Ai Ka potencuar se familja Jashari mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në politikë dhe proceset zgjedhore.

Jashari ka theksuar se, megjithatë, ata do të vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e vendit si përkrahës të paanshëm.

“Në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën, bëjmë thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend.
Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të fuqizojmë shtetin tonë, të shtrijmë sovranitetin e tij territorial, të forcojmë demokracinë, të avancojmë subjektivitetin ndërkombëtar dhe të kontribuojmë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që ofron punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët”, ka shkruar tutje ai në Facebook

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika