Bela: Opozita VLEN po feston humbjen, ngjashëm si serbët

Valon Bela, analist

Valon Bela, analist, ka thënë se është herët të festohet për rezultatet, kështu duke shtuar se VLEN-i po u ngjason serbëve, duke festuar humbje.

“Është herët për rezultatet, por ajo që duhet të potencojmë mos opiozita shqiptare VLEN po i ngjason serbëve duke festu humbje, ne nuk kishim zgjedhje komunale që të festojë Çairi, a po tentohet të fshihet humbja,” tha Bela.

Sipas analistit, Izet Mexhiti ka pushtet lokal ku ka bërë edhe keqpërdorime.

“Izet Mexhiti që ka qenë bartës, ka pushtet lokal madje janë bërë keqpërdorime që nuk janë denoncu nga pushteti qendror, ai disponon me 9 çerdhe në komunën e Çairit, me 10 shkolla fillore që kanë qenë në presion të vazhdueshëm për të nxjerrë vota.”

Bela shtoi se Izet Mexhiti është një figurë që është etabluar ndër vite, pavarësisht që ka keqmenaxhuar.

“Izet Mexhiti i fshehur nën ombrellën e Ali Ahmetit i ka ikur sistemit gjyqësor, opozita VLEN duhet ta pranojë humbjen dhe të përgatitet për situatën pas rezultateve finale,” tha Bela.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika