Belgjika e thërret ambasadoren izraelite, pasi ndërtesa e saj në Gazë u bombardua

Belgjika e ka ftuar në takim ambasadoren e Izraelit në Bruksel, pas bombardimit të një ndërtese në Rripin e Gazës, e cila ishte pjesë e një agjencie belge për zhvillim. Ndërtesa ishte e përbashkët me organizatën Handicap International. Ministra e Jashtme belge, Hadja Lahbib, deklaroi se sulmet ndaj infrastrukturës civile shkelin parimet e ligjit humanitar ndërkombëtar, dhe të gjitha palët duhet t'i përmbahen atij

Ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib.

Belgjika e ka ftuar në takim ambasadoren e Izraelit në Bruksel, pasi ndërtesa e një agjencie belge për zhvillim në Rripin e Gazës është bombarduar, si dhe tha se synon ta ngrejë çështjen e dëmshpërblimit për këtë incident.

“Sulmet ndaj infrastrukturës civile i shkelin parimet e ligjit humanitar ndërkombëtar. Të gjitha palët duhet t’i përmbahen atij”, tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib, në rrjetin social X.

Ministria belge për Bashkëpunim Zhvillimor tha se nuk është në dijeni për viktima në civilë dhe se ndërtesa, e cila ishte e përbashkët me Handicap International, duhej të ketë qenë e zbrazët në kohën e bombardimit.

Një zëdhënës i ministrisë tha se ambasadorja izraelite, Idit Rosenzweig-Abu, është zotuar se do të ketë hetim për këtë incident.

Në një komunikatë për medie, Ministria e Jashtme shtoi: “Belgjika do ta kthejë çështjen e dëmshpërblimit për infrastrukturën e dëmtuar të projekteve të financuara nga BE-ja dhe vendet anëtare në agjendën e konsultimeve të ardhshme evropiane”.

Nuk është e qartë se kur u bombardua ndërtesa në fjalë.

Belgjika e mori vesh lajmin të enjten dhe dyshon se bombardimi ndodhi të mërkurën, sipas ministrisë.

Ministria belge i përsëriti thirrjet për një armëpushim afatgjatë humanitar në Gazë, kthimin e procesit të paqes, dhe për bisedime politike të cilat mund të çojnë drejt një zgjidhjeje me dy shtete, shkruan REL.

“Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga ky konflikt”, sipas saj.

Në të kaluarën, Belgjika e ka kritikuar qasjen e Izraelit në këtë konflikt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika