Belgjika paralajmërohet për një sulm terrorist

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacione të paverifikuara për një sulm të mundshëm terrorist në linjat 2 dhe 6 të metrosë së Brukselit, që duhet të ndodhë të mërkurën.

Siç shkruan Brussels Times, Qendra Kombëtare Belge e Krizave ka konfirmuar se kërcënimi çoi në kujdes të shtuar, por megjithatë deklaroi se “elementë të ndryshëm tregojnë se nuk ka gjasa për ndonjë sulm”.

Kërcënimet janë dërguar në dy E-mail dërguar Komisionit Evropian më 16 shkurt dhe 3 mars.

Autori i mesazhit, të shkruar në rusisht, ka thënë se “në dritën e politikës së vazhdueshme agresive të BE-së, po paralajmërohen për sulme të mëdha terroriste në territorin e BE-së”.

Qendra Kombëtare e Krizave të Belgjikës më pas konfirmoi se përmbajtja e emailit ishte shqyrtuar nga autoritete të ndryshme, duke arritur në përfundimin se një sulm i mundshëm nuk kishte gjasa.

Policia belge kontrolloi vendet e synuara dhe nuk zbuloi asnjë kërcënim.

Madje, janë shtuar edhe patrullat e policisë.

Sistemi i transportit publik në kryeqytetin belg ishte tashmë objektiv i një sulmi në vitin 2016, kur një sulmues vetëvrasës la të vdekur 20 persona.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika