Belgu rikthehet në Inter

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku pas largimit të tij një vjeçar nga klubi i futbollit, Inter, është rikthyer prapë në “Guizeppe Meazza”

Romelu Lukaku

Vetëm një vit pas largimit nga Inter, sulmuesi belg Romelu Lukaku është rikthyer në “Guizeppe Meazza”.

Një vit më parë, me shumë bujë, Lukaku u rikthye te Chelsea, me Blutë e Londrës që paguan mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Me dy herë kampionët e Europës, Lukaku nuk arriti të përmbushë pritshmëritë, duke gjetur rrugën e rrjetës 15 herë në 44 ndeshje.

Pas disa polemikave dhe problemeve me trajnerin gjerman Thomas Tuchel, që shpesh e la në bankë rezervë, Lukaku vendosi të kthehej te Inter.

Zikaltërit kanë paguar 8 milionë euro, që të marrin Lukakun në huazim për këtë sezon, dhe pritet që për rreth 35 milionë të kompletojnë transferimin verën tjetër.

Lukaku do të paguhet 8 milionë euro në vit, për skuadrën e Simone Inzaghit, dhe Chelsea do të paguhet në bonuse ekstra nëse belgu arrin një numër të caktuar ndeshjesh në Itali.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika