Real Madrid po kalon në fazën përfundimtare të negociatave me Borussia Dortmund për marrëveshjen e lojtarit Jude Bellingham.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili ka njoftuar se një raund pozitiv i bisedimeve u zhvillua të hënën dhe dy klubet po punojnë për detajet e paketës së shtesave në marrëveshje.
Po ashtu, Romano ka theksuar se marrëveshja në mes të Real Madridit dhe lojtarit për kushtet personale është 100 për qind e sigurt dhe e garantuar që nga muaji prill.
Nga kjo mund të themi se të dyja palët janë dakord për kushtet financiare dhe të tjera të kontratës.
Sipas informacioneve të gazetarit, Jude Bellingham, është gati të nënshkruajë një kontratë të vlefshme gjashtëvjeçare deri në qershorin e vitit 2029 si lojtar i Real Madridit.
Kjo tregon se klubi spanjoll ka besim të madh në aftësitë e tij dhe dëshiron ta sigurojë për një periudhë afatgjatë në skuadër.
Tashmë pritet që marrëveshja të përfundojë këtë javë dhe të vuloset.