Benefitet e edukimit muzikor

Hulumtimi që është bërë me 112 mijë studentë kanadezë zbulon se gjimnazistët që kanë ndjekur më shumë kurse të muzikës kanë dalë më mirë në lëndët shkollore si matematikë, shkencë dhe gj.angleze, shkruan Tom Jacobs. Ky i fundit është shkrimtar në Pacific Standard, i specializuar në shkencat sociale, kulturë dhe edukim.

“School Budget Cuts Put Music”,  “Theater Programs in Jeopardy” , “Marching Band Turns Out to Protest Possible Music Cuts”- janë titujt që po vazhdojnë të marshojnë nëpër gazeta dhe revista.

Music Education | Fredonia.edu

 

Këto pjesë u publikuan gjatë javës së kaluar, siç ishte një histori e “Stars and Stripes” që raportonte se, për shkak të obligimeve shkollore, fëmijët e personelit ushtarak amerikan të vendosur në Okinawa, Japoni, nuk do të mund të studiojnë më piano ose kitarë.

Hulumtimi tregon se një lidhje midis trajnimit muzikor dhe arritjeve akademike vazhdon të forcohet. Në shkurt, kjo lidhje u demonstrua në një studim rigoroz me 30 mijë nxënës të shkollave të mesme në Miami.

Tani, ajo është konfirmuar në një studim edhe më të madh me 112 mijë studentë në British Columbia. Studimi i fundit zbulon se nxënësit e shkollave të mesme që ndjekin kurse muzike, kanë rezultate më të larta se bashkëmoshatarët e tyre në tri lëndët kryesore.

“Besohet se studentët që kalojnë kohën e shkollës në klasat e muzikës, në vend që të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre në matematikë, shkencë dhe orët e anglishtes, do të kenë rezultate të dobëta në ato lëndë”, ka thënë Peter Gouzouasis, autor i lartë i studimit të University of British Columbia.

8 Reasons Why Music Education Is Important in Schools - Phoenix FM

“Hulumtimi ynë sugjeron që në fakt, sa më shumë të studiojnë muzikën, aq më mirë bëjnë në ato lëndë,” ka shtuar ai.

Studimi, në Journal of Educational Psychology, analizoi të dhënat e më shumë se 112 mijë studentëve në British Columbia, të cilët filluan klasën e parë midis viteve 2000 dhe 2003.

Përafërsisht, 13 për qind e tyre kishin marrë pjesë në të paktën një kurs rigoroz të muzikës në klasën e 10, 11, ose klasën e 12-të.

Kërkuesit nuk numëruan klasat e përgjithshme të muzikës ose kitarës, pasi ato nuk kërkonin përvojë muzikore, në rastin e muzikës së përgjithshme, nuk përfshinin bërjen e muzikës.

Studiuesit krahasuan rezultatet e muzikantëve dhe jomuzikantëve në testet e standardizuara të matematikës, shkencës dhe anglishtes të marra në klasën e 10-të ose të 12-të. Ata gjetën një model të theksuar.

“Nxënësit e shkollave të mesme publike që ndoqën kurse të muzikës në shkollë, mesatarisht, ua kalonin bashkëmoshatarëve të tyre që nuk morën asnjë kurs muzike në shkollë,” raportojnë ata.

“Pjesëmarrja në muzikë instrumentale duket të jetë veçanërisht e dobishme.”

Analiza e mëtejshme zbuloi se sa më shumë lëndë muzikore të merrte një student dhe sa më të larta të ishin notat e tyre në klasën e muzikës, aq më shumë kishin prirje në testet e matematikës, shkencës dhe anglishtes.

Në fakt, ata që morën më shumë klasa muzikore “ishin mesatarisht mbi një vit përpara me aftësitë e tyre në matematikë, anglisht dhe shkencë, krahasuar me bashkëmoshatarët,  të cilët nuk ishin të angazhuar në shkollën e muzikës”.

Paralajmërimi i bashkëngjitur në të gjitha studimet e kësaj teme është se është e pamundur të vërtetohet shkaku.

Në këtë studim, megjithatë, “Ne shkuam përtej analizave të thjeshta të korrelacionit për të bërë analiza të regresionit që tregojnë fuqishëm se arritjet muzikore parashikojnë arritjet akademike në matematikë, shkencë dhe anglisht, dhe jo anasjelltas,” ka thënë Gouzouasis Pacific Standard.

Music students do better in math than non-musical peers - Neuroscience News

Me fjalë të tjera, “fëmijë më të zgjuar, më kureshtarë” që kanë nota të larta në matematikë, për shembull, nuk kanë domosdoshmërisht nota të larta në muzikë.”

Më tutje, studiuesit zbuluan se lidhja midis arsimit muzikor dhe rezultateve më të larta të testeve mbeti e fortë edhe pasi morën parasysh faktorë të tillë si, statusin socio-ekonomik, gjininë dhe prejardhjen kulturore të secilit student. Kjo tregon që gjetjet “nuk janë vetëm një artefakt i një demografie të caktuar të studentëve që zgjedhin kurse të muzikës shkollore”.

“Shpesh burimet për edukimin muzikor, duke përfshirë punësimin e edukatorëve të trajnuar dhe të specializuar të muzikës, janë të shkurtuara ose jo të disponueshme në shkollat ​​fillore dhe të mesme,” ka thënë Gouzouasis në shpalljen e konkluzioneve dhe gjetjeve.

Music students score higher in maths, science, and English than non-music student peers – Music Education Works

“Ironia është se edukimi muzikor me shumë vite mësim instrumental me cilësi të lartë, dhe të luajturit në një grup ose orkestër, ose të kënduarit në një kor në një nivel të avancuar – mund të jetë pikërisht gjëja që përmirëson arritjet akademike të gjithanshme dhe një ideal që studentët të mësojnë në mënyrë më holistike.”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika