Bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Vushtrri – u merret patentë-shoferi për 1 vit

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me masa ndëshkuese dy shoferët që bënin gara të kundërligjshme në trafikun rrugor në Vushtrri.

Sipas komunikatës për media të Policisë së Kosovës thuhet se ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh.

“Policia në Vushtrri ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,Dëshmoret e Kombit’ Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura, duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika