Karim Benzema ka refuzuar një ftesë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës,
Benzema kishte pësuar një dëmtim në kofshë disa ditë përpara ndeshjes së parë franceze të Kampionatit Botëror, gjë që e bëri atë të fluturonte për në shtëpi.
Ashtu si lojtarët e tjerë të lënduar, Benzema-s iu dha mundësia të bashkohej me avionin presidencial për të udhëtuar në Doha për finalen, por së bashku me Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Michel Platini, ai nuk e ka pranuar ftesën.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e ESPN, ku sipas tyre, aty nuk do të jetë as Lucas Hernandez , i cili gjithashtu u lëndua në ndeshjen e parë kundër Australisë.
Ndërsa, trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk donte të përfshihej në polemika në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të shtunën.
“Ka pasur lojtarë të lënduar dhe Karim ishte njëri prej tyre. Që nga ajo kohë, unë kam pasur 24 lojtarë për t’u kujdesur,” ka thënë Deschamps.
“Të bësh këtë pyetje për rikthimin e Benzemas është e ngathët në lidhje me ta. Unë nuk merrem me ftesa për në finale për lojtarë të lënduar apo ish-lojtarë. Disa do të jenë atje, të tjerët jo”, ka thënë tutje ai.
Të premten, Benzema ka postuar një foto në Instagram me fjalët “Nuk jam i interesuar”, që me shumë gjasa i referohet ftesës.
Një burim i ka thënë ESPN-së se Benzema “është plotësisht prapa ekipit, dhe dëshiron që ata të fitojnë këtë titull, i cili do të jetë paksa i tij në një farë mënyre”.
Benzema është ende zyrtarisht pjesë e skuadrës së Francës në Kupën e Botës pasi nuk u zëvendësua.
Megjithatë, Paul Pogba , N’Golo Kante , Presnel Kimpembe dhe Christopher Nkunku do të jenë atje së bashku me Macron dhe gruan e tij, Brigitte, si dhe kampionin olimpik në xhudo, Teddy Riner, dhe ish-lojtarin francez të viteve 1980, Alain Giresse.